PDA

View Full Version : Mbi cilėsinė e pėrkthimit

malioni91
May 12th, 2010, 09:46 PM
Pershendetje Cuna,
Me behet qefi qe jemi ne gjysem rruge per perkthimin e Ubuntu. Gjithsesi, gjate kohes qe po perktheja, pashe qe shume prej jush kane perdorur translating engines per perkthimin e pjeseve ne anglisht. Mendoj se do te ishte me mire sikur t'i perkthenim vete pjeset, pasi translating engines perkthejne fjale per fjalet, dhe pas perkthimit pjesa nuk ka kuptim ne kontekst.

Ja kalofshi mire edhe pune te mbare te gjitheve!

alket
May 13th, 2010, 12:14 AM
Pajtohem me ty malioni91, por gjithashtu na duhet nje fjalor i perbashket i perkthimit te fjaleve, si psh fjalet Next, Forward, Show mund te i gjesh ne disa variante.

KL_72_TR
December 26th, 2010, 03:50 AM
Pajtohem me ty malioni91, por gjithashtu na duhet nje fjalor i perbashket i perkthimit te fjaleve, si psh fjalet Next, Forward, Show mund te i gjesh ne disa variante.
Pa u keqkuptuar por une nuk jam i te njejtit mendim, pasi perkthimet nuk i bejme vetem fjale per fjale por mundohemi te pershtasim.
next - tjeter, prane
forward - perpara, preparim, vijon ose hecen ne drejtimin qe kemi perballe
show - cfaq, paraqit, tregon
Me vjen keq qe mbasi behet nje perkthim nuk i behet edhe nje rishikim per nje pershtatje sa me te mire.
Happy LINUX everybody
Oh... kerkoj falje: LINUX te gezuar te gjitheve ;)

alket
December 27th, 2010, 09:32 AM

Ajo kuptohet por e pata fjalen kur ne te njejtin kuptim perdoren fjal te ndryshme.

KL_72_TR
December 28th, 2010, 09:57 PM
Kjo eshte e bukura e gjuhes Shqipe. Ne nuk kemi nje fjale me disa kuptime ose nje kuptim qe perfaqesohet nga disa fjale, si Anglishtja. Ky nuk eshte vetem mendimi im por edhe aq sa kam pare deri tani ne lidhje me Shqipen dhe gjuhet e tjera. Jo vetem kjo por nisem edhe nga fakti qe me perpara ne Shqiperi beheshin perkthime te shkelqyera kurse tani njerezit po e harrojne Shqipen sepse huazojne dhe perdorin gjithnje e me teper fjale te huaja.... Mos valle eshte ky shkaku qe na duken gjerat pak te veshtira?
Para disa vjetesh (rreth 25 - 30 vjete) u mor nje vendim nga 'Lidhja e Shkrimtareve dhe Artistave te Shqiperise' per zevendesimin e te gjitha huazimeve qe na kishin ngelur, madje Ismail Kadare-ja u kritikua - u tall nga njerezit se ku i kishte gjetur ato zevendesime te fjaleve qe ne ne dukeshin kot ose te prapambetura vetem e vetem se na pelqente te perdornim fjale te huaja te cilat na dukeshin me te bukura dhe me te perparuara.
Dua te them se ka zgjidhje, thjesht nuk duhet te jemi paraprak.
Alket, ju andej nga Kosova e keni gjuhen me pak te cenuar nga keto huazime (me te paster)....... :-)

alket
December 29th, 2010, 12:38 AM

Edhe ne pjesen veriore te Shqiperis (Kosoves) ka pas shum barbarizma sllave te cilat jan zhdukur me mase te madhe pas lufte.